Jane zbardhur pjesë nga dëshmia e ish-deputetit Alqi Bllako dhënë përpara prokurorëve të SPAK në lidhje me përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve.
Bëhet me dije se Bllako ka mohuar te gjitha akuzat që janë ngritur nga SPAK.
Ish-deputeti socialist e ka përqendruar narrativen e tij mbi procedurat e ndjekura, ku sipas tij nuk është shkelur askund ligji.
Mësohet se Bllako ka folur edhe ne lidhje me kontratën e punësimit të të atit, ku deklaroi se ajo nuk është firmosur nga Klodian Zoto.
Sipas tij i ati e ka prishur kontratën e punës në momentin që është firmosur aktmarrëveshja për inceneratorin e Fierit.
Pas rreth dy orësh, ka përfunduar marrja në pyetje ndaj Bllakos. Sipas informacioneve paraprake, Bllako ka mohuar akuzat dhe pretendimet e SPAK si i përfshirë në këtë aferë.
Ish-deputeti ka deklaruar se ka dërguar vetëm shkresën për miratimin në qeveri, ndërsa kontrata nuk u firmos nga Klodian Zoto, u firmos nga amidnistratori italian./m.j