Fatjon Hoxha, bashkëjetuesi i Merushe Hazizit, e cila u masakrua nga babai i tij (Xhevahir Hoxha) dy ditë më parë, ka reaguar ndaj akuzave të rënda të bëra nga ish-bashkëshorti i 30-vjeçares dhe motra e saj.
Gjatë një interviste në emisionin “Me zemër të hapur”, Fatjon Hoxha mohoi akuzat ish-partnerit të Merushe Hazizit, i cili e akuzoi se ai e kishte kërcënuar dhe për këtë arsye ishte larguar në Greqi.
Gjithashtu, Hoxha ndaj deklaratave të motrës së 30-vjeçares, Esmeraldës, e cila tha se “Fationi i ishte prezantuar Merushes si beqar”.
I riu u shpreh se e bashkejetuesja e tij dinte gjithçka për të, pasi kishin njerëz të saj në fshatin e tij. Fatjon Hoxha rrëfeu momentin e tmerrshëm kur zbuloi se babai i tij (Xhevahiri) i kishte vrarë bashkëjetuesen, duke theksuar se “atë dhe Merushen nuk i ndante as plumbi, por i ndau kjo”.
“Përshëndetje! (Qan) Kam shumë gjera për të shprehur. Nuk mori masa shteti për këtë gjë. Kishte një muaj që i lutesha shtetit prej 1 muaj. Iknin dhe vinin, për arsye se babai im i dha lekë shtetit. Ndodhi kjo që ndodhi. Me policinë e Shtetit i ke me video me zë. Ai i thoshte; ‘sa lekë do që ta marrësh djalin brenda’. Ai dhe në Gjykatë futi lekë. Do i them të gjitha kur të vijë aty. Ata (policia) vinin në shtëpi këtu dhe nuk merrnin masa. Ndodhi kjo që ndodhi dhe më shkatërruan jetën time”, tha ai.
Intervista:
Ju ka bërë me faj për gjithçka, se e keni detyruar Merushen dhe e keni sjellë nga Vlora?!
Nuk ia dilnim dot atje se vetëm unë punoja dhe për këtë erdha këtu, jo për të ndodhur këtë që ndodhën.
Babai ju kishte kërcënuar?
Në fillim nuk më tha gjë, rrinim mirë ditët e para. Më pas filloi se nuk të lë këtu se do marrësh shtëpitë.
Çfarë kishte mes babait dhe Merushës? A është e vërtetë se e gënjyer duke i thënë se je djalë beqar dhe pa fëmijë?
Jo ajo e dinte shumë mirë, ka njerëz këtu.
Pak para teje ish-bashkëshorti ka deklaruar se është kërcënuar nga ana jote?
Jo nuk ka shans. E dinin shumë njerëz se si kemi qëndruar bashkë, me mua nuk e ndante plumbi, e ndau kjo. Unë ika në punë dhe ajo po gatuante, më tha do hash bukë, i thash jo kur të kthehem. Sa shkoj në punë më merr xhaxhai në telefon shkoj në shtëpi pashë babain që po shkonte nga ullinjte atje ku u gjet që varu veten. Në shtëpi shkoj dhe gjej Merushen të vrarë. Në varrim nuk shkova se nuk na pranuan. Unë do të shkoj, por nuk dua të shkoj fshehurazi. I thamë tek morgu që të gjitha gjërat do t’i bëjmë ne, jo na thanë. Vinin në shtëpi dhe nuk merrnin masa dhe punonjës të policisë.