Një anije luftarake ruse, që u sfidua nga trupat ukrainase në një ishull të vogël në fillim të luftës, është goditur nga raketat ukrainase në Detin e Zi. Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas.
“Anija drejtuese Moskva në Detin e Zi ka marrë dëmtime shumë serioze”, tha guvernatori rajonal i Odesa, Maksym Marchenko.
“Është konfirmuar se anija Moskva sot shkoi pikërisht aty ku u dërgua nga rojet tona kufitare në ishullin e gjarpërinjve!” tha ai.
Në ditën e parë të pushtimit, garnizoni i vogël refuzoi thirrjet për dorëzim që viin nga anija në fjalë, duke u thënë në radio “shkoni në djall”. Anija mund të ketë pasur deri në 510 anëtarë të ekuipazhit në bord.
g.kosovari