Të tjera detaje dalin në dritë për historinë e frikshme që tronditi Greqinë vitin e shkuar ku piloti Babis Anagnostopoulos vrau gruan dhe sajoi një histori grabitje.
Sipas Daily Mail, Anagnostopoulos e sajoi historinë sikur gruaja e tij ishte vrarë gjatë një grabitje të dështuar duke pasur parasysh një ndodhi të ngjashme të instruktorit të fluturimit në shtëpinë e tij.
Të dy punonin së bashku në një kompani fluturimi në Athinë, ku Papanikolas ishte mbikëqyrësi i helikopterit të Anagnostopoulos dhe gjithashtu ndihmoi në trajnimin e tij.
Duke folur ekskluzivisht për MailOnline, Papanikolas tha se Babis duhet të kalbet në burg përjetë.
“Kur dëgjova Babisin duke folur për vjedhjen në shtëpinë e tij, menjëherë thirra policinë për shkak të ngjashmërive me historinë time. Unë u thashë atyre se ai përdor të njëjtat detaje si vjedhja që ndodhi në shtëpinë time dhe kjo më bëri të dyshoj”, u shpreh ai.
Papanikolas, 74 vjeç dhe gruaja e tij Irene u grabitën në rezidencën e tyre bregdetare në Alepochorinë të dalë të Athinës.
Detajet që ai ndau me policinë dhe kolegët ishin jashtëzakonisht të ngjashme me ato që tha Anagnostopoulos kur sajoi historinë se një bandë hajdutësh sulmuan shtëpinë e tij majin e kaluar, duke vrarë gruan e tij Caroline Crouch, 19 vjeç dhe qenin e saj Roxy.
g.kosovari