Roula Pispirigou, nëna e cila akuzohet për vrasjen e tre vajzave të saj në Greqi, ka mohuar akuzat teksa ka folur nga qelia këtë të mërkurë.
Në një intervistë brenda burgut, ajo është shprehur se fëmijët e dëgjojnë nga atje lart, dhe e dinë se çfarë nëne kanë kanë pasur.
“Kam humbur 7 kilogramë, nuk kam më durim për mundimin që po kaloj, nuk do t’i ndez dot qiri fëmijëve të mi”, është shprehur Roula.
Gazetari: Sot bëhen tre vjet nga vdekja e vajzës së parë, Malenës, si ndihesh?
Roula: Jam shumë keq psikologjikisht, për shkak të ditës. Nuk e kam në krahë Malenën time. “Nuk prisja që gjërat të shkonin atje nga erdhën. E di që të treja (Malena, Iris, Georgina) po më dëgjojnë dhe se e dinë se çfarë nëne kanë pasur”.
Gazetari: Po, por duhet ta provosh…
Roula: Besoj se në fund e vërteta del gjithmonë. Unë përpiqem, ne përpiqemi”.
Gazeta “Peloponnisos” ka pyetur të akuzuarën për jetën e saj në burg, për të marrë përgjigjen se “ ka humbur 7 kilogramë”.
Gazetari: Po familja juaj?
Roula: Më mbështesin, luftojnë. Ata më mbështesin mua. Ata janë të sigurt se unë nuk jam vrasëse. Unë i falënderoj ata. E di që po kalojnë një kohë shumë të keqe dhe të vështirë.
/a.r