Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD-së, Orjola Pampuri i është përgjigjur Komisionit të Rithemelimit pas deklaratave të lëshuar nga Flamur Noka i cili tha se bashkimi i demokratëve po pengohet nga Enkelejd Alibeaj. Teksa pyetej nga gazetarët për këtë tematikë ai tha se demokratët duhet të bëhen bashkë për të mundur regjimin e Edi Ramës.
Nga ana tjetër Pampuri shprehet se Flamur Noka po gënjen dhe mashtron në emër të deputetëve të PD-së.
Sipas Pampurit, çdo deputet i PD ka përgjegjësinë që në këtë moment të vështirë për PD të tregojë maturi dhe përgjegjshmëri në çdo komunikim me publikun, për të mos i fryrë më shumë rrugës së përçarjes.
Reagimi i Pampurit:
Gënjeshtrat dhe mashtrimi në emër të deputetëve të PD nga kolegu Flamur Noka, janë një fyerje e rëndë për secilin prej nesh. Deformimi me dashje në publik i qëndrimeve tona, pa asnjë autoritet nga Grupi Parlamentar, jashtë realitetit të mbledhjes së djeshme, jashtë diskutimeve të përgjegjshme të secilit prej kolegëve të Grupit Parlamentar, nuk ndihmon në bashkimim e demokratëve.
Askush nuk ka të drejtë të shpall qëndrimet e tij të izoluara si diskutime të Grupit Parlamentar. Gjej rastin të ritheksoj qëndrimin e shumicës së deputetëve të Grupit Parlamentar për ndaljen e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes, sulmit dhe arrogancës mes demokratëve. Çdo deputet i PD ka përgjegjësinë që në këzë moment të vështirë për PD të tregojë maturi dhe përgjegjshmëri në çdo komunikim me publikun, për të mos i fryrë më shumë rrugës së përçarjes.
g.kosovari