Fatjon Hoxha sot ka futur në dhe nusen Merushe Hazizi dhe babanë e tij Xhevahirin, një ditë pasi ky i fundit vrau me thikë të renë dhe më pas vari veten në pemën e shtëpisë në fshatin Vidhisht të Roskovecit në Fier.
Varrimet janë bërë të ndara por djali ka zgjedhur babanë. Ai ka qenë në ceremoninë mortore të babait dhe jo në atë të Merushes, ndonëse 61-vjeçari nuk e pranonte lidhjen e tij me Merushen.
Xhevairi, është shoqëruar nga një numër i vogël personash për në banesën e fundit, ndërsa janë vërejtur forca të shumta policie në zonë për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme nga familjarët e viktimës.
Merushes i është dhënë lamtumira nga familjarët dhe të afërmit. Në njoftimin për ceremoninë mortore bie në sy mungesa e fotos së 30-vjeçares. Ceremonia mortore e viktimës është kryer në heshtje të plotë, me pak njerëz.
Te ceremonia e kësaj të fundit prezent ishin edhe fëmijët. Nusja që u vra nga vjehrri do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat pranë familjes së saj në fshatin Suk 1.