Këngëtarja Ronela Hajati po lufton fort për Eurovision. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, kënga “Sekret” e Ronela Hajatit është renditur e 5-ta si kënga më e dëgjuar për këtë muaj nga këngët e Eurovizionit.
“Çdo muaj do të numërojmë 20 videot më të shikuara thuhet në kanalin zyrtar të Eurovizionit në YouTube.
‘’Sekret’’ u pëlqye menjëherë nga publiku shqiptarë por edhe ai europian ndaj dhe kënga ka arritur të renditet lartë. Pak ditë më parë Ronela mori pjesë në “Isreal Calling”, bashkë me artistët që do të përfaqësojnë vendet e tyre në Eurovision 2022.
/b.h