Shefi i repartit të toksikologjisë në QSUT tha në një lidhje në emisionin “Opinion” se kanabisi në mjekësi ka përdorim të kufizuar.
Duke folur për rastet kur kanabisi përdoret ai përmendi disa sëmundje, ndërsa tha se në Shqipëri janë disa raste sporadike të individëve që e përdorin në nisma individuale.
“Për kemioterapinë përdoret si terapi shtesë për të vjellat. Përdoret si alternativë kundër dhimbjeve, tek të rriturit që kanë dhimbje kronike dhe referimet janë që ka rezultate të kënaqshme. Përdoret në disa lloje kancerash. Përdoret tek pacientet më HIV AIDS për stimulimin e oreksit. Në Gjermani në 2011 është përdorur tek pacientët me sklerozë multiple. Për Shqipërinë janë raste sporadike, të familjarëve që gugllojnë dhe e përdorin”, tha mjeku.
/b.h