Viktor Medvedchuck, deputet i opozitës pro-ruse “Platforma e opozitës për jetë” është arrestuar pas një operacioni special të inteligjencës ukrainase.
Lajmin e bëri të ditur presidenti Volodymyr Zelensky në Telegram ku publikoi edhe një foto të Medvedchuck-ut në pranga. Ai ishte i veshur me uniformën e forcave të armatosura ukrainase. Lideri i partisë pro-ruse dhe sipërmarrës në sektorë të ndryshëm përfshirë median, Medvedchuk konsiderohet ‘njeriu i Putinit’ në Ukrainë.
Në fund të shkurtit, ai u largua nga arresti i shtëpisë ndërsa akuzohej për për tradhti të lartë për mbështetjen e dhënë ndaj separatistëve të Donbasit.
/b.h