Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi edhe njëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, se ai nuk do të pranojë asnjë negociatë për të diskutuar për shpalljen e tij non-grata.
I pyetur nga gazetarët se cila do të jetë rruga për tu afruar me SHBA-të duke parë që non-grata është i panegociueshëm, Berisha tha se ai do të vijojë në rrugën që ka zgjedhur.
Pyetje: Non-grata kusht i panegociueshëm, si do t’i përmirësoni marrëdhëniet me SHBA-të?
Berisha: Unë nuk kam bërë dhe nuk bëj asnjë përpjekje për negociata. Çdo ofertë për negociata e kam refuzuar, kam zgjedhur atë rrugë që kam zgjedhur.
/b.h