Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka ofruar atij kërkesën për bashkëpunim Nuredin Dumanit. Ende nuk është konfirmuar nëse ai ka vendosur të bashkëpunojë.
Edhe prokuroria e Elbasanit, mësohet se ka ofruar opsionin e bashkëpunimit për të arrestuarin tjetër, Henrik Hoxhaj, i cili besohet se ka të dhëna të shumta mbi veprimtarinë kriminale, pasi ishte një nga njerëzit më të besuar të Nuredin Dumanit.
Dumani kishte disa kohë që qëndronte në Kosovë duke u fshehur në qytetin e Gjilanit me emrin Arvit Spahiu.
Mbrëmjen e 29 marsit, Nuredin Dumani ishte nisur për në Papër për të eliminuar një person që njihet si një mik i afërt me Talo Çelën. Person që deri më tani është identifikuar si një biznesmen në Elbasan, i cili mban inicialet E.K., e që ka nisur të ruhet nga Policia. Në pamundësi për të vrarë Talo Çelën kishte si objektiv për të eliminuar të gjithë krahët e tij, megjithatë nuk ia doli kësaj here.
Dumani po shkonte drejt një prite pasi u tradhtua nga të besuarit e tij. Nga shkëmbimi i zjarrit, Nuredin Dumani mbeti i plagosur.
/b.h