Komisioni i Ligjeve ka miratuar mes debatesh projektligjin për hidrokarburet ku u përfshi ngritja e bordit të monitorimit të karburanteve i cili nuk ka një afat konkret kohëzgjatje.
Deputetë të maxhorancës por edhe të opozitës kundërshtuan ngritjen e Bordit. Sipas deputetëve demokrat një strukturë e tillë funksiononte vetëm në komunizëm.
Por zv.ministri i energjisë Ilir Bejtja sqaroi se ngritja e bordit ishte e detyruar për disa arsye që lidheshin me abuzimin që po ndodhte në treg por edhe impaktin e fortë në ekonomi
Sipas Oerd Bylykbashit ngritja e Bordit cënon direkt konkurencën. Por për zv.ministrin ky fakt nuk qëndron
Bordi i Monitorimit të Karburanteve mblidhet sa herë që në tregjet ndërkombëtare ka ndryshim të çmimeve duke përcaktuar një çmim tavan. Në rast të moszbatimit parashikohen gjoba që variojnë nga 2 milion për pikat me pakicë deri në 10 milion për ato me shumicë./m.j