Pasi Sali Berisha i kërkoi dorëheqjen, ka reaguar edhe Enkelejd Alibeaj, i cili i është përgjigjur duke i thënë se nuk është vasal i askujt. Alibeaj i ka thënë Berishës se ai u fut me dhunë në selinë e PD sepse nuk ka kohë dhe se do të hiqet si triumfatorë. Vendimi i Gjyqtarit Agron Zhukri, që i dha Rithemelimit PD-në, për Alibeajn do të zhbëhet në Apel.
“Unë jam Enkelejd Alibeaj dhe si bej hije askujt. E kam bere padinë dhe do e mbroj deri ne fund. S’jam vasal i askujt. Ai vendim nuk është i formës së prerë. Është i paligjshëm. Ti pushtove selinë e PD se nuk ke kohë dhe do të hiqesh si triumfator. Unë besoj se Apeli do e zhbëjë atë vendimmarrje të marrë nga një gjyqtar në konflikt interesi dhe shkelje të ligjit”, ka thënë Alibeaj.
g.kosovari