The Independent raporton se Putin ka dërguar në Rusi rreth 100 mijë refugjatë ukrainas.
Sipas dokumenteve rezulton se Putini ka urdhëruar që 95,739 civilë nga rajonet Donetsk dhe Luhansk të zhvendosen mijëra milje larg shtëpive të tyre në zona duke përfshirë Siberinë dhe Rrethin Arktik në Rusi muajin e kaluar.
Në një raport, të parë nga The Independent, Moska tha se “aprovoi shpërndarjen” e qytetarëve.
Raporti i fundit vjen pasi ambasada amerikane në Kiev pretendoi se forcat ruse po largonin mijëra fëmijë ukrainas dhe po i çonin në Rusi.
Muajin e kaluar, ambasada shkroi në Twitter se 2,389 fëmijë ukrainas nga Donetsk dhe Luhansk, në rajonin e diskutueshëm të Donbasit, ishin “larguar ilegalisht”, duke cituar ministrinë e jashtme të Ukrainës.
g.kosovari