Ish-drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu paralajmëron se “lista e zezë” e SHBA do të pasurohet me politikanë dhe media të tjera shqiptare.
Në një reagim në rrjetet sociale, pas sanksionimit të Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit, Spahiu thotë se sot u qartësua fakti që listën e “non-gratave” nuk e përgatit as ambasadorja Yuri Kim dhe as aktivisti George Soros.
Postimi i Spahiut:
Sot Lista e zezë amerikane me disa emra nga Shqipëria dhe Ballkani na qartësoi se:
1- Listën e zezë s’e përgatit as Yuri Kim dhe as Soros.
2- Amerikës do i bashkohet edhe Anglia me sanksione për të njëjtët persona Non-Grata në UK.
3- Përveç DASH sanksionet do shoqërojnë nga Departamenti Thesarit me sekuestrime llogarish bankare.
4- Lista do vazhdojë me politikanë dhe media të tjera
5- Amerikanët po hedhin hapat ngadalë por të kalluluar, dhe janë të qartë me të ardhmen në Ballkan.
6- Elita politikanve “nesër” në Ballkan në qeveri apo opozitë do jenë investim Amerikan, larg ndikimit rus dhe…/m.j