Një ekip francez ka mbërritur sot në Ukrainë për të ndihmuar hetuesit vendas të shqyrtojnë akuzat për krime lufte rreth kryeqytetit Kiev.
Lajmi u bë i ditur në Twitter nga ambasadori francez, Etienne de Poncins, i cili tha se kjo ishte njësia e parë e huaj që ofron një mbështetje të tillë.
Ukraina akuzoi dy javë më parë forcat ruse për kryerjen e një masakre në qytetin e Bucha. Zyrtarët vendas raportuan se 400 civilë janë gjetur në rajonin e Kievit.
Dhe pse krimet tronditën botën dhe shkaktuan zemërim, ministria ruse e mbrojtjes mohoi akuzat e Ukrainës, duke thënë se pamjet dhe fotografitë që tregojnë trupat në Bucha ishin “një provokim tjetër” nga qeveria ukrainase.
Ndër të parët që shkuan në Bucha pasi ushtarët ukrainas njoftuan se kishin rimarrë nën kontroll qytetin, ishin gazetarët e agjencisë europiane “Reuters”.
Ata panë trupa me rroba civile të shtrirë në rrugët e Buchës ose gjysmë të varrosur në tokë. Duart dhe pjesët e tjera të trupit mund të shiheshin duke u nxjerrë nga dheu. Në rrugë trupat e shtrirë pranë biçikletave tregonin se banorët nuk e kishin menduar atë që do të ndodhte dhe kishin qenë duke bërë xhiro kur janë vrarë.
/a.r