Pas shpalljes non-grata të ish-zyrtarëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku mes tyre ishin dhe depuiteti Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi, ka reaguar Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.
Me anë të një postimi në Twitter, Blinken shkruan se SHBA dhe Britania e Madhe po mbajnë përgjegjës ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin europian të rajonit.
“Sot Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Zyra e Thesarit të SHBA-së, ndërmorën veprime për të caktuar aktorë në Ballkanin Perëndimor për aktivitete destabilizuese dhe korruptive. SHBA dhe partnerët si Britania e Madhe po mbajnë përgjegjës ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin evropian të rajonit” – shkruan Blinken./m.j