Futbollisti David Beckham thuhet se është emocionuar gjatë fjalimit që ka mbajtur në ceremoninë e dasmes së djali të tij të madh Brooklyn.
Sipas The Sun, ai mbajti një fjalim mjaft emocionusë të shtunën në ceremoninë e Brooklyn dhe modeles Nicole Peltz. Beckham gjithashtu i dhuroi dy të rinjve një makinë Jaguar të cilësisë së mirë të vitit 1954 me vlerë gjysmë milioni dollarë.
Një burim i brendshëm i The Sun tha se fjalimi i Davidit vazhdoi për rreth pesë minuta dhe ai dukej se u përlot ndërkohë që mbate fjalimin.
“Ai po fliste se kur lindi Brooklyn dhe se si donte ta mbronte. Ai tha se ishte duke fjetur në dyshemenë e spitalit, duke e mbajtur derën mbyllur sepse nuk donte të linte askënd të hynte brenda.Davidin e mbytën emocionet dhe iu desh të ndalonte dhe të merrte frymë për të rifituar me qetësinë, por ishte një fjalim shumë i ëmbël,”-tha ai.
Ceremonia u zhvillua të shtunën në Palm Beach, Florida dhe kushtoi 3 milione paund. Festa e dasmës vazhdoi deri në orën 3 të mëngjesit, me muzikë live.
Fotot prekëse të bëra nga fotografi i Vogue , German Larkin, tregojnë nusen e përrallave me fustanin e saj të nusërisë Valentino, ndërsa një Brooklyn rrezatues ka një buzëqeshje.
Mamaja e Brooklyn, Victoria postoi një foto bardh e zi të çiftit të lumtur dorë për dorë në Instagram, duke shkruar: “Urime zoti dhe zonja Beckham X Mirë se vini në familje”.
g.kosovari