Al Pacino është një ndër aktorët më të mëdhenj në historinë e kinematografisë. Por edhe pse tashmë 81 vjeç, duket se ai mbetet ende një “qejfli” femrash.
Së fundmi aktori i njohur është fotografuar duke darkuar me producenten 53 vjet më të re se ai, Noor Alfallah, me të cilën raportohet se ka nisur një lidhje.
28-vjeçarja në fakt duket se lidhet vetëm me më të moshuar, pasi më parë ka qenë e dashura edhe e dy personazheve të tjerë të njohur, por shumë më të moshuar se ajo, aktori dhe regjisori i njohur Clint Eastwood dhe këngëtarin e famshëm Mick Jagger.
Kjo është hera e parë që fituesi i çmimit Oscar, i cili u nda nga ish-e dashura e tij Meital Dohan në vitin 2020 për shkak të diferencës së tyre në moshë prej katër dekadash, del publikisht për të treguar ka nisur një romancë të re me Alfallah.
Pas ndarjes së saj nga këngëtari i Rolling Stones, në vitin 2017, u raportua se ajo kishte vazhduar me Eastwood, për të cilin ajo pretendonte se ishte thjesht një mik, në 2019.
Duke folur për Hello! në atë kohë, Noor pranoi se ‘njerëzit komentuan’ lidhjen e saj të kaluar me Jagger, por tha se ‘nuk pendohet’ dhe ‘ka shumë kujtime të shkëlqyera’ nga koha e tyre së bashku.
“Mosha jonë nuk kishte rëndësi për mua,” tha ajo. “Zemra nuk e di atë që sheh, ajo e di vetëm atë që ndjen. Ishte lidhja ime e parë serioze, por ishte një kohë e lumtur për mua”.
Bukuroshja brune shtoi se Sir Mick, në një moshë të madhe, është ende në ‘formë të shkëlqyer’. ‘[Ai është] shumë më në formë se unë. Unë me të vërtetë e respektoj që ai është kaq i disiplinuar.’
g.kosovari