Mbretëresha Elizabeth ka zbuluar se ajo ishte “shumë e lodhur dhe e rraskapitur” pasi kaloi Covid-19 ndërsa diskutoi përvojën e saj me një ish-pacient, vëllai dhe babai i të cilit vdiqën nga virusi, raporton The Guardian.
Monarkja rezultoi pozitive për koronavirus në shkurt, por vazhdoi me detyrat e saj, pavarësisht se vuante nga ato që Pallati Buckingham e përshkroi si “simptoma të lehta të ngjashme me të ftohtin”.
Gjatë një vizite virtuale në spitalin Mbretëror të Londrës në Whitechapel të mërkurën për të shënuar hapjen zyrtare të njësisë së Mbretëreshës Elizabeth, ajo dëgjoi historitë e stafit mjekësor, pacientëve dhe punëtorëve që kishin përdorur objektin gjatë pandemisë.
Duke folur me Asef Hussain, një ish-pacient me Covid, dhe gruan e tij, Shamina, Mbretëresha tha për virusin: “Ai e lë një person shumë të lodhur dhe të rraskapitur, apo jo? Kjo pandemi e tmerrshme. Nuk është një rezultat i mirë.”
g.kosovari