Francezët shkuan në kutitë e votimit gjatë fundjavës në raundin e parë të votimit për një president të ri, me 12 nga kandidatët e shumtë që siguronin mbështetjen e mjaftueshme për të kandiduar në zgjedhje.
Por nga rezultatet zyrtare të publikuara tashmë, duket se raundi i parë nuk ka nxjerrë një fitues, ç’ka do të kërkojë një tur të dytë votimi.
Megjithatë, duhet marrë parasysh se votuesit e J-L.Melenchon që kandidonte për të majtën veterane, do të votojnë kundër Le Pen në turin e dytë. Kjo do t’i siguronte Macronit një mandat tjetër në krye të Elizeut.
Rezultatet që janë publikuar tashmë janë:
Emmanuel Macron 28.50%
Marie Le Pen 24,20%
J-L. Melenchon 20.1%
Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Brendshme, pjesëmarrja në votime ka arritur në 65 për qind deri në orën 17:00 me orën lokale, shifër kjo më e ulët se në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017 (69,42%). Një arsye për pjesëmarrjen e ulët është fushata që nisi me vonesë, pjesërisht për shkak të pandemisë së Covid 19 dhe së fundmi për shkak të luftës në Ukrainë.
Njëmbëdhjetë politikanë, përfshirë një komunist e deri te kandidatët kundër emigracionit të së djathtës ekstreme po kërkojnë të rrëzojnë presidentin aktual, Emmanuel Macron që kërkon të bëhet presidenti i parë francez në 20 vite që rizgjidhet në këtë post.