Nga Mero Baze
Ka thuajse 24 orë që opozita e Sali Berishës dhe Ilir Metës kanë rënë në dashuri me SPAK, por dhe institucionet e tjera të drejtësisë. Pas thirrjeve të Edi Ramës që SPAK të godas në zemër të Kuçedrës së korrupsionit, që nënkuptonte dyshen Berisha Meta, këta dy të fundit të dy së bashku dhe mbështetësit e tyre një nga një kanë 24 orë që lavdërojnë SPAK dhe drejtësinë dhe I kanë dal në mbrojtje nga ‘presioni” I Ramës.
Ky është lajmi I parë I mirë I Kongresit të PS. Atë që nuk e bëri dot vet drejtësia e re për tri vite, atë që nuk e bëri dot presioni I SHBA apo BE, e bëri Edi Rama me një fjalim. Detyroi Sali Berishën dhe Ilir Metën të lavdërojnë SPAK dhe drejtësinë e re.
Të bindur se tani Edi Rama është në konflikt me drejtësinë ata nxituan të shpallin SPAK aleat të tyre dhe ti dalin “zot” në keto ditë të vështira.
Kjo është gjë e mirë pasi së paku tani nuk thonë dot më që është vegël e Edi Ramës.
Lajm I dytë I mirë është se Sali Berisha po mbushet me “vetëbesim” se tani Edi Rama është I tmerruar prej tij. Me sa duket rezultati I zgjedhjeve të 6 Marsit ku Rama me Berishën dolën 5 me 1, ja ka mbushur mendjen Berishës që Edi Rama është tmerruar se ndryshe mund të fitonte 6 me zero. Ky vetëbesimi I Berishës nuk ka rëndësi per të ardhmen e PD, pasi Berisha është një gur në qafë të PD për ta fundosur atë përjetësisht, por ka rëndësi për të kuptuar pse Berisha e do PD.
Ngazëllimi I Berishë se bën të qartë arsyen përse atij I duhet PD. Ai tani është I bindur se nëse merr PD SPAK nuk I afrohet dhe se ai do diktoj akuza ndaj Ramës në publik dhe SPAK do veprojë. Pra ai ndjehet se më në fund ka gjetur mbrojtjen e duhur nga drejtësia duke marrë peng një cop nga ajo që ka mbetur nga PD.
Lajm I tretë është I ngjashëm me të dytin por me një personazh tjetër, Ilir Metën. Njësoj si Berisha ai ka 24 orë që thur planet e tij politike për të ardhmen dhe na tregoi axhendën deri më 24 korrik se çfarë do bëj që ti diktoj SPAK dhe drejtësisë se çfarë do bëjnë me Edi Ramën.
E gjithë kjo situatë treoi qartë se Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë marrë peng nga një cop parti vetëm për tu mbrojtur nga drejtësia dhe sapo panë që kundërshtari I tyre I bëri thirrje drejtësisë ti hetojë ata, filluan të sillen si pronarë të drejtësisë vetëm se janë poronarë të partive të tyre të gjymtuara që së bashku nuk marrin dot as sa gjysma e Edi Ramës.
Kjo është arsyeja përse ata të dy, kanë nga viti 1991 që nuk ikin nga politika. Por të paktën tani nëse ikin në burg, janë të kënaqur me SPAK. Ua bëri këtë nder Edi Rama.