Ilir Meta ka deklaruar se mjafton vetëm dëshmia e ish-ministrit të Financave Shkëlqim Cani në komisionin hetimor të Inceneratorëve për të vendosur përpara drejtësisë gjysmën e qeverisë.
Sipas Metës, Cani e dinte rëndësinë e firmave ai, se “ka qenë zëvendëskryeministër ai në vitet 90 me një tjetër që për ca lojëra firmash iku në burg”.
Mjafton vetëm dëshmia e ish-ministrit të Financave në Komisionin e Parlamentit për të vënë përpara përgjegjësisë të paktën gjysmën e qeverisë në atë kohë. Sepse ai ish-ministër i Financave iku apo e përzunë sepse e dinte rëndësinë e firmave ai, se ka qenë zëvendëskryeministër ai në vitet 90 me një tjetër që për ca lojëra firmash iku në burg.
Këta që nuk e dinë rëndësinë e firmave që thonë se i kanë prej hekuri, se kanë Takun dhe Spakun dhe bëhen bedena për atë që tha aman shkoni në burg që të shpëtoj vetëm unë”, u shpreh Ilir Meta gjatë konferencës për mediat.