Grupi i Komisionit të Rithemelimit ka nisur sot procesin për zgjedhjen e kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në rrethe, konkretisht në Mallaskatër. Me anë të një njoftimi është bërë e ditur se thuhet se Partia Demokratike po aplikon për herë të parë në Shqipëri sistemin e regjistrimit dhe verifikimit elektronik të zgjedhësve në kohë reale.
“Sot, Dega jonë në Mallakastër po aplikon këtë sistem në zgjedhjen e kryetarit të ri. Kjo sjell risi dhe transparencë e plotë në procesin zgjedhor brenda partisë sonë.
Prandaj Partia Demokratike është e para që do të japë garancinë e votës së lirë brenda saj, për të mbrojtur votën dhe vullnetin e demokratëve. Sot jemi një hap përpara”, thuhet në njoftim.
Por në lidhje me këtë proces të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit ka reaguar edhe Partia Demokratike ne Facebook, profil qe menaxhohet nga Enkelejd Alibeaj, e cila thotë se Sali Berisha po vendos në postet drejtuese në rrethe ish-funksionarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.