Kryeministri Edi Rama teksa fliste në Kongresin e Partisë Socialiste për Reformën në Drejtësi dhe vështirësitë e saj, u ndal te dënimi me 3 vite burg, i këngëtarit Bojken Lako.
“Nuk është faji dhe përgjegjësia jonë që askush përpara nesh nuk e nisi këtë rrugë. Të gjithë u stepën nga Reforma në Drejtësi që do të bënte pikërisht këtë që po bën, goditjen në radhët e sipërme të pushtetit politik. Sikur ta kishin nisur të tjetër më parë këtë reforme, sot Shqipëria do të ishte një vend tjetër, por janë humbur 25 vite. Çerek shekulli. Koha që humbet bashkë me mundësitë që sjell është më e gjatë se sa koha që humbet kur mundësitë janë aty. Shqipërisë iu treten shumë shanse dhe mundësi të kohës, koha i solli Shqipëria s’i shfrytëzoi.