Më shumë se 4.4 milionë ukrainas janë larguar që kur Rusia nisi pushtimin me 24 shkurt, sipas OKB, shkruan The Guardian.
Sipas shifrave të publikuara sot nga agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, 4,441,663 refugjatë ukrainas janë larguar që nga fillimi i pushtimit.
Rreth 90% e personave që janë larguar nga Ukraina janë gra dhe fëmijë.
Rreth 210,000 persona të cilat nuk janë ukrainas janë larguar gjithashtu nga vendi, sipas Organizatës Ndërkombëtare të OKB-së për Migracionin (IOM). Rreth 7.1 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës, sipas shifrave të publikuara nga IOM në fillim të kësaj jave.
/abcnews.al