Pasi kryeministri Edi Rama i përmendi emrin në Kongresin e PS-së, vjen reagimi nga Nard Ndoka.
“O Edo, o toç, në kohën tonë kishte reforma, jo koncesione!”, shkruan Ndoka në Fb.
Ndërkohjë Rama tha sot para socialistëve se; “Imagjinoni takimin në zyrën e ministrit mes Covid-it dhe Nard Ndokës”, tha ai ndërsa salla shpërtheu në të qeshura.”
“Dikur në spital shkonim me batanije në krahë. Askush nuk donte t’ja dinte për shëndetësinë. Simboli i këtij ndryshimi për të mos thënë fjalë të gjata ka dy fjalë, Nard Ndoka ministër i Shëndetësisë.
Merreni me mend vetë, sfidën për COVID, me Nard Ndokën. Zor të vjen të krahasohesh me një llum paaftësie në pushtet, por këto fije në kujtesë vlejnë për të nënvizuar dy tipare shumë të rëndësishme.
E para shpirtin e përkujdesjes për njerëzit në nevojë dhe e dyta aftësinë e konfirmuar në dy lufta rresht dhe me tërmetin dhe me pandeminë për ti kthyer krizat në gjeneratorë të energjive të reja.
Ne ja dolëm me të dyja sfidat. Jam krenar si socialist për faqen më të bukur të kësaj historie, shtëpitë falas për familjet e prekura nga tërmeti. Diçka që vende të tjera më të pasura se ne nuk e kanë bërë.’- tha Rama./m.j