Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në fjalën e tij në Kongresin e partisë tha se socialistët do e fitojnë edhe mandatin e katërt qeverisës.
“Ne duhet dhe do ta fitojmë mandatin tonë të katërt jo sepse kemi kundërshtar të dobët por se ne duhet dhe do ta meritojmë mandatin e katërt”.
Duke folur per situaten ku ndodhet PD-ja, Balla theksoi se ajo duhet te shihet si nje kurth ku edhe socialistet rrezikojne te bien “nëse do të ndiheshim komodë dhe të qetë sepse përballë kemi një kundërshtar të shkatërruar”.
Taulant Balla: Sfida jonë e tretë është marrëdhënia me kundërshtarët politikë.
Këtu dua t’ju tërheq të gjithëve vëmëndjen për dy cështje që unë mendoj se duhet ti kemi parasysh.
Opozita në Shqipëri dhe këtu I referohem Partisë Demokratike është në një gjendje dhe situatë të vështirë. Ne kurrsesi nuk duhet ta shohim këtë gjendje dëshpëruese të opozitës si një avantazh. Unë ju sugjeroj që ta shohim të gjithë si një kurth, ku ne mund të rrëshqasim e të biem brenda nëse do të ndiheshim komodë dhe të qetë sepse përballë kemi një kundërshtar të shkatërruar. Ne duhet dhe do ta fitojmë mandatin tonë të katërt jo sepse kemi kundërshtar të dobët por se ne duhet dhe do ta meritojmë mandatin e katërt.
Cështja e dytë që kam e që lidhet me opozitën është se po ndeshim tek ta e ndër ta një dukuri të re dhe shume të rrezikshme për vendin tonë > antiamerikanizmin. Është e zymtë të konstatosh sulmet e përsëritura dhe përherë e më të pamoralshme ndaj Sekretarit të Shtetit apo Ambasadës Amerikane, që një pjesë e kalbur e politikës shqiptare dhe kalemshinjtë e vet të porositur e që ende paguhen me paratë e korrupsionit të pahetuar, për rrjedhoje të pndërshkuar ende. Ky zhvillim I ri shënon një regres historik, por për fat të mirë nuk përfaqëson, në asnjë sondazh serioz: vullnetin e popullit shqiptar.
Prej shtatorit 2021 ne kemi patur dhe do të vazhdojmë të kemi një qasje të re me opozitën zyrtare.
Mos harroni se si sot një vit kemi Zgjedhjet Vendore 2023, dhe përballë do të kemi përballë përsëri të njëjtën aleancë politikanësh që politikën e duan si mjet për interesat e tyre, jo për interesat e Shqipërisë. Aleanca jonë e vetme mbetën shqiptarët e thjeshtë e të zakonshëm.
g.kosovari