Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka folur sot në panelin për mjedisin para Kongresit të PS edhe për ligjin e ri që nga 1 qershori 2022 ndalon përdorimin e qeseve plastike në vend.
Kumbaro tha se gjobat për shkelësit do të rriten sepse qeset plastike rezultojnë ndotësit më të mëdhenj të lumenjve.
“Në 17 mars e miratuam ligjin që ndalon prodhimin tregtimin e import e qeseve plastike se na rezulton që është ndotësi kryesor i ujërave e lumenjve.
Duhet t’i kthehemi patjetër e këtë e kemi shumë seriozisht se jemi të vendosur ti qepemi e mos i ndahemi t’i kthehemi zakonit të torbave prej cope, rrjetave me të cilat ishim mësuar kur nuk e dinim që kishte qese.
Do e ndjekim me masa e sanksione, se nga sondazhi i fundit i këshillimit kombëtar 77% e të pyeturve kërkojnë rritjen e sanksioneve e ndëshkimeve e gjobave për ndotësit në mjedis.
Ndotja nuk është thjesht gabim por krim mjedisor, do i rrisim gjobat por do jemi të qendrueshëm deri sa të mos lëmë asnjë cep të Shqipërisë për të cilën krenoheni e zihemi në FB ta kemi të pastër si kemi shtëpitë tona brenda derës sonë”./m.j
Mbaje ti Tiranën prej lecke,shih botën çfarë mban kur del nga supermarketet.Vet furnizon makinën tënde që t’a ka dhënë shteti me arkat plot fruta,perime, zarzavate,mishra e bulmetrat të ndryshme dhe tallesh me popullin e varfër.Boll me propagandë,boll me demagogji.Rrini me këmbë në tokë.Jetoni ju në luks,por na lini edhe ne të jetojmë në mjerimin tonë