Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në panelin rajoni, Evropa dhe siguria gjatë punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste.
Në fjalën e tij ministri Peleshi vuri në dukje kërcënimet e sigurisë në Evropë si pasojë e ngjarjeve të fundit si dhe domosdoshmërinë që FA duhet të jenë të afta për ruajtjen e integritetit territorial të vendit.
Në këtë kuadër, ministri Peleshi solli në vëmendje procesin e reformimit dhe modernizimit të FA shqiptare, i cili do të konsolidojë aftësitë reaguese dhe ndërveprueshmërinë me forcat aleate.
Më tej, ai njoftoi për herë të parë nisjen e procesit të shpejtë të ngritjes së forcës rezerviste të FA.
Gjithashtu, zoti Peleshi foli edhe për ristrukturimin e Akademisë së FA sipas modelit të West Point dhe rëndësinë e veçantë që po i kushtohet mbrojtjes kibernetike./m.j
Ke vetëm 6000 pra gjashtë mijë ushtarë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.Ndërto ushtrinë shqiptare siç e ndërtoi emërshuari Enver Hoxha,me topa,tanke,armë të rënda të zjarrit,ngriti uzinat për prodhimin e armëve,pajisi Ushtrinë Popullore me armët më moderne të kohës ,pati qindra e qindra mijëra rezervistë dhe gjithë popullin që çdo ditë zgjohej me moton Atdheu mbi të gjitha.Mbrojtja e Atdheut detyrë mbi të gjitha detyrat.Mësoni nga e shkuara pozitive dhe ndërtoni të ardhmen e sigurtë të Shqipërisë.Vërtet kemi NATOn që na mbron,por sa të vijë NATO ne vet duhet të mbrojmë shtëpitë tona.Kur lufton Turqia me Greqinë kë të mbrojë NATO më parë? Të dyja janë vende të Natos.I miri Peleshi.Më syhapur,më inteligjent,thirr ish ushtarakët e ushtrisë shqiptare dhe bëni atë që duket e mundur.Respekt për Ju