Çlirim Gjata deklaron se është krijuar perceptimi edhe nga propaganda se Sali Berisha ka qenë si xhandar në Partinë Demokratike dhe nuk e ka lënë Lulzim Bashën që të bëjë asgjë ose ka marrë leje te Berisha.
“Nuk ka ndonjë provë se Berisha ka qenë xhandar i Bashës, provat janë të kundërta, Basha hoqi gjithë bashkëpunëtorët e Sali Berishës. Filozofia e Bashës ka qenë e gabuar, luajti me përjashtimin. Ndërkohë që përjashtimin mund ta bënte vota. Nuk e kam parë këtë sjellje të Berishës”, tha ai.
“Këta zgjuan Berishën nga gjumi, tani do të kthehem unë tha. Pse ndodhi kjo krizë në PD? Jo aq prej ‘non gratës’, se sa nga mënyra si po ndërhynin amerikanët brenda PD, si vasal, hiq këtë, vër këtë.
Ndërkohë që nuk e pranojnë demokratët këtë. Shkojnë deri diku, por ka një vijë të kuqe. Të vij dikush nga jashtë dhe të vendosë brenda PD?! Përdorimi politikisht i ‘non grata’, ambasadorja ndërhyn në këtë formë për të mbrojtur Edi Ramën dhe shkatërruar PD.
Nuk janë amerikanët, por një pjesë e administratës amerikane. Të guxosh të thuash një fjalë kundër ambasadores, je armik, anti-amerikan. As ambasadorja nuk e ka thënë që Berisha është anti-amerikan, vetëm shqiptarët e thonë.
Lërini këto anti-parti, anti-enver. Asnjë administratë amerikane nuk po bën këtë që po bën ky grup burokratësh brenda administratës.
Nuk kanë ndërhyrë kurrë në mënyrë kaq brutale brenda një partie politike dhe në mënyrë mjaft fyese. ‘Do hani bar po nuk hoqët Sali Berishën!’ Kopjon ajo Enver Hoxhën”, tha ai.
Gjata kërkoi që Partia Demokratike të mos trajtohet si “Zululand” nga amerikanët./m.j