Ajo shkruan në “Twitter”, se këto fakte, janë një dëshmi e natyrës kriminale të agresionit rus në Ukrainë. Xhaçka thekson më tej se këto s’janë të izoluara, por është bërë pjesë e aktivitetit ushtarak të Rusisë.
Postimi i Olta Xhaçkës:
Vrasja e dhjetëra civilëve në #Kramatorsk një ditë pasi u pezullua nga #HRC për shkak të mizorive që ka kryer në #Ukrainë është edhe më shumë një dëshmi e natyrës kriminale të luftës agresioni të #Rusisë. Tashmë është e qartë se këto nuk janë raste të izoluara. Vrasja e civilëve është bërë pjesë standarde e aktivitetit ushtarak të #Rusisë . Bota duhet të bashkohet për të dënuar këtë luftë mizore ilegale dhe regjimin kriminal që po e bën atë.