Kreu i socialistëve ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me koordinatorët kombëtarë të PS, që janë angazhuar për ecurinë e procesit zgjedhor brenda partisë në 61 bashkitë e vendit.
Të pranishëm në takim mësohet të jenë Saimir Tahiri, Niko Peleshi, Ilir Beqaj, Ditmir Bushati dhe figura të tjera të Partisë Socialiste.
Ky është një takim rutinë i Ramës me koordinatorët, ndërsa kryeministri nuk ka dhënë ende një datë për zhvillimin e kongresit të parashikuar brenda Janarit.