Konfirmohet vatra e dytë e gripit të shpendëve në Shkodër. Mësohet se kanë ngordhur rreth 60 pula të tjera teksa po punohet për groposjen e tyre.
Vatra e dytë është konfirmuar në një fermë private në fshatin Suka Dajç, të bashkisë Shkodër.
Kjo është vatra e dytë e gripit të shpendëve në këtë qark, pas asaj të zbuluar ditë më parë, ku kishin ngordhur 60 krerë me pula dhe ishte bërë groposja e tyre.
/b.h