Presidentja e Komisionit të BE-së dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme mbërrijnë në kryeqytetin ukrainas për një takim me Zelensky
Ursula von der Leyen ka folur për mediat rrugës përpara se të mbërrijë në Kiev para një grupi të vogël gazetarësh
“Kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me Zelenskyn që nga fillimi i luftës. Jemi në ditën e 44 të luftës”, tha ajo.
Në vizitën e saj, von der Leyen sjell me vete një dokument shumë të rëndësishëm: “pyetësorin” që do t’i përgjigjet Ukraina dhe i cili do të përdoret nga Komisioni i BE-së për të hartuar opinionin e tij për aplikimin për anëtarësim në Union.
“Zakonisht duhen vite përpara se Këshilli të pranojë të shqyrtojë aplikimin për anëtarësim, por këtë herë për Ukrainën e bëri këtë brenda dy javësh dhe unë kërkoj që të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur. Qëllimi ynë është të aplikojmë për anëtarësim në Këshill këtë verë”, tha Presidentja e KE-së.
/b.h