Gjendet një kufomë në një liqen në fshatin Kastriot, Dibër. Burime bëjnë me dije se kufoma e gjetur në liqen i përket seksit femër.
Derimë tani nuk ka detaje në lidhje me identitetin e mundshëm të viktimës, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se ka qenë prej disa ditësh në ujë.
Kjo për shkak se trupi ka shfaqur shenja dekompozimi.
Policia po punon për zbardhjen e identitetit, ndërkohë që trupi do të shqyrtohet nga mjekësia ligjore, nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo ngjarje aksidentale.
/b.h