Policia italiane ka sekuestruar 400 kilogramë kokainë më portin e Civitavechios në Romë. Lënda narkotike u nuhat nga qentë antidrogë të portit.
Ndërkohë mësohet se kokaina ishte fshehur në kutitë e kontejnerëve që transportonin banane.
Autoritetet italiane dyshojnë se kokaina ka prejardhje nga Amerika e Jugut.
Sasia e lëndës narkotike, një nga më të mëdhatë e sekuestruara ndonjëherë në port, ka një vlerë prej 170 milionë eurosh, sipas policisë. Po vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve dhe rindërtimin e kanaleve të furnizimit me kokainë.
/b.h