Viza për 570 qytetarë ukrainas që i lejon për të udhëtuar në Skoci sipas skemës “Homes for Ukraine”, janë lëshuar së fundmi.
Ky është një numër më shumë se dyfishi i totalit të javës së kaluar, ku vizat u lëshuan për 210 ukrainas, raporton BBC.
Statistikat e fundit përfshijnë edhe 40 refugjatë aplikimet e të cilëve janë miratuar sipas skemës së “sponsorizimit” nga qeveria skoceze.
Kjo skemë heq nevojën që individët të kryejnë procedurat e paracaktuara përpara se t’u jepet leja për të udhëtuar.
Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Zyra e Brendshme tha se janë lëshuar deri tani 40,900 viza për ukrainasit dhe 12,000 njerëz kanë mbërritur nga Ukraina.
Në një intervistë për BBC News, Sekretarja e Brendshme Priti Patel ka kërkuar falje për vonesat në sistemin e vizave që kanë penguar mijëra refugjatë ukrainas të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Nga vizat e lëshuara, 28,500 ishin për skemën “Ukraine Family” dhe 12,500 ishin nën skemën “Homes for Ukraine”.
/b.h