Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim është takuar ditën e sotme me kreun e SPAK Arben Kraja. Vetëm Kim ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Twitter duke treguar edhe çështjet për të cilat kanë diskutuar.
Ajo thekson se SHBA mbështet fuqishëm reformën në drejtësi dhe punën e SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të çuar para ligjit edhe zyrtarët e lidhur me krimin e organizuar.
“U takova sot me kreun e SPAK Arben Kraja për të përgëzuar prokurorët dhe hetuesit që kanë prodhuar më shumë rezultate reale në emër të publikut shqiptar. Rekordet në rritje të hetimeve, ndjekjeve penale dhe konfiskimeve të pasurive, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.
SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi, duke përfshirë punën e SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri. Kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e Bashkimit Europian dhe për të përmbushur kërkesat e qytetarëve për drejtësi”, shkruan ambasadorja.
Shume e nderuar zonje, qarqe e segmente politike proruse ketu, duket po punojne me kapacitet te plote 24/24, per te shkaterruar partneritetin SHBA-Shqiperi, shkallmuar vendin e destabilizuar rajonin. Po nuk vute dore ju, dhe shpejte, kam frike se neser do jete vone! Nejse, arsyetim e sugjerim modest eshte ky.