Pas reshjeve me intensitet të lartë në të gjithë territorin e vendit, duke nisur nga e Premtja, por edhe të Shtunën moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me diell.
Kapriçot e motit po karakterizojnë 10 ditëshin e parë të Prillit. Pas dy ditëve, të Premtes dhe të Shtunës tipike pranverore, e diela do të jetë më e ftohtë, me temperatura që zbresin në 16 gradë Celsius.
Fillimin e javës që vjen do të rikthehet sërish dielli dhe do të jetë prezent gjatë gjithë muajit. Sipas sinoptikanëve Prilli është parashikuar i lagësht, por në javët e mbetura reshjet do të jenë më të pakta se sa reshjet që kanë rënë në javën e parë.
/a.r