Pas incidentit të 4 ditëve më parë mes Drejtorit të Teatrit Kombëtar Hervin Çuli dhe një gazetari të televizionit Abc neës (Eni Shehu), policia ka marrë në pyetje Çulin, në ambientet e komisariatit nr1.
Kjo për shkak se gazetari Eni Shehu ka bërë një kallëzim ndaj drejtorit të Teatrit me pretendimin se ai është dhunuar fizikisht prej tij.
Incidenti ka ndodhur në mbrëmjen e 15 janarit në ambientet e Tatrit Kombëtar. Hervin Çuli ka nxjerrë jashtë teatrit azetarin pasi sipas tij ai po ngacmonte aktorëtgjatë shfaqjes së “Tri Motrat”. Vetë gazetari pretendon të kundërtën, se ai është dhunuar fizikisht nga drejtuesi i Tatrit Kombëtar dhe është nxjerrë jashtë me ndihmën e asistentëve të tij.