Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë zgjedhur sot emrat e anëtarëve që do të përbëjnë Komisionin Zgjedhor. Nga PS anëtarë do të jenë Bashkim Fino, Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi, ndërkohë që PD do të përfaqësohet nga Gent Strazimiri, Eduard Halimi dhe Arben Ristani.
Mësohet se një anëtar do t’i përkasë Republikanëve dhe një tjetër PDIU-së së Shpëtim Idrizit. Ndërkohë, nuk konfirmohet emri i anëtarit që i takon LSI-së.