Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar “kec” ish-kryedemokratin Lulzim Basha, teksa tregoi se i ka thënë opozitës në vitin 2019 se nuk mund ta përmbysnin Ramën me Bashën si kryetar.
Ai tha se në zgjedhjet e 25 Prillit Rama do kishte marrë 110 mandate, po të mos kishte qenë për rezistencën e Presidentit.
“Unë kam mbrojtur demokracinë. Opozita ishte e shitur, si mund të lërë mandatet kur unë 1 vit më përpara u kam thënë ‘ku do vini’, kur donin të digjnin mandatet. Me këtë kecin do ta përmbysim Edi Ramën? Të gjitha këto veprime ju i keni bërë dhe e keni sjellë situatën këtu ku është. Edi Rama do kishte marrë 110 mandate po të mos kishte qenë për rezistencën e Presidentit”, tha Meta në Syri Tv.
/a.r