I ftuar në emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama ka folur për legalizimin e kanabisit mjekësor.
Pjesë nga debati:
Blendi Fevziu: Nuk ka pasur kanabizim?
Edi Rama: Nuk ka. Ka pasur një fenomen që është luftuar, ishte një fenomen i amnistuar, mbi të cilin ishte vendosur një kapak varri. Ministria e Brendshme hoqi publikimin e komunikatave nga qarkullimi
Blendi Fevziu: Shikoje si është Artan Hoxha, gjysma me kanabis
Edi Rama: Nuk më impresionojnë mua këto pamje, i kam luftuar
Blendi Fevziu: S’kishte biznes pa një parcelë kanabisi
Edi Rama: Atëherë duhet të të marrim të të çojmë për fshehje të krimit
Blendi Fevziu: Me kënaqësi
Edi Rama: U hap lufta Fevziu, nxirrnim çdo ditë komunikata për rrënjë të gjetura, njerëzit e kapur.
Blendi Fevziu: Ma nxirrni pak BBC
Edi Rama: Unë po të them e kemi fituar luftën me kanabisin
/a.r