Ai, ajo dhe tjetri. Burri kërkon 600 mijë euro nga dashnorja e ish-gruas me pretendimin se i ka shkatërruar jetën. Në momentin kur trekëndëshi i një dashurie ka përfunduar në gjykatë, bashkëshorti ka kërkuar kompensim. Ai tentoi të provojë tradhtinë edhe duke sjellë si provë postimet me të cilat çifti, sipas tij, e kanë tallur lirshëm në Facebook.
Por fatkeqësisht jo vetëm që nuk i ka marrë 600 mijë eurot që i ka kërkuar, por do të detyrohet të paguajë mijëra euro për shpenzimet ligjore, thuhet në historinë e publikuar nga Il Messaggero. I tradhëtuar, baba i dy fëmijëve të mitur, u përpoq të argumentonte arsyet e tij duke iu drejtuar Gjykatës së Apelit të Perugia-s pavarësisht se gjyqtarët e shkallës së parë të Spoletos e kishin refuzuar kërkesën e tij. Ai u përpoq të dorëzonte prova të konsiderueshëm për të vërtetuar tradhtinë që pësoi.
Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit ranë dakord për “të drejtën e vetëvendosjes, si dhe të lirisë së tij seksuale, të garantuar me kushtetutë”. I dashuri i gruas, sipas Gjykatës, nuk ka asnjë përgjegjësi pse dashuria mes çiftit kishte mbaruar dhe nuk mund të paguajë për të. Nëse do të shprehinin të kundërtën do të vendosnin në precendent të rrezikshëm.
/a.r