Për pasardhësin e Ilir Metës në krye të presidencës shqiptare, mazhoranca duket se e ka të qartë se me kë nga Partia Demokratike duhet të negociojë. Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Tiranës që njeh Grupin e Rithemelimit si drejtues të partisë më të madhe opozitare, deputetja Klotilda Ferhati në Klan News tha se:
“Do të fillojnë negociatat me aktorët politikë në Kuvend. Kur fillojnë negociatat me aktorët politikë në Kuvend ka dhe disa tradita, rregulla Kuvendi i Shqipërisë që flasin për një rang prioritetesh. Prioritetet janë grupi i opozitës në Kuvend i cilili përfaqëson pjesën më të madhe të opozitës është i pari që kontaktohet. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të diskutohet me grupet e tjera të opozitës, nuk është vetëm PD në opozitë, ka edhe parti të tjera në Kuvend, qofshin deputetë të këtyre partive në listën e PD apo të partive të veta. Ne do të fillojmë me Grupin Parlamentar të PD që ka një kryetar të zgjedhur nga vetë anëtarët e atij grupi”.
Identikiti i presidentit të ri, sipas deputetes socialiste, kësaj here është ndryshe.
“Do të ishte e preferueshme të mos jenë persona shumë politikisht të identifikuar me të majtën apo një forcë tjetër politike, pra do të donim të kishin një person të baraslarguar, jo një person jo politik, jo aq shumë të identifikueshëm politikisht. Ndërkohë shanset për të pasur një burrë apo një grua janë 50% me 50%”.
Mandati i kreut aktual të shtetit përfundon më 24 Korrik 2022, ndërsa presidenti i ri mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë, me 71 vota, të cilat mazhoranca socialiste i ka.
/a.r
Nga që po lodheni kot duke hamendesuar për presidentin e ardheshem rekomandimi më i mirë, do të ishte Nipi i Ahmet Zogit I-rë, qat kok loqen bre, LEKA I-rë, or tëj, nuk ka ma lezet se sa të vëmë një BOLE KANDARI në krye të sofrës.