Drite jeshile nga Parlamenti Evropian për rezolutën e mazhorancës që kërkon më shumë sanksione kundër Rusisë, përfshirë importet e energjisë, shkruan javanews.
Rezoluta u miratua me 513, 19 abstenime dhe 22 kundër. Gjatë votimit, u miratua një amendament i paraqitur nga Ppe, S&D, Renew Europe, Verdi dhe Ecr që bën thirrje për “një embargo totale dhe të menjëhershme ndaj gazit, naftës dhe qymyrit rus” dhe “braktisjen e përdorimit të tubacioneve të gazit Nordstream 1 dhe 2”.
Votimi u përshëndet nga duartrokitjet e kuvendit. “Kolegë, ky është një moment i rëndësishëm, qëndrimi ynë është i qartë”, nënvizoi kryetarja e Kuvendit Roberta Metsola, raporton javanews.
Parlamenti Evropian, në rezolutën e miratuar me shumicë, u kërkon liderëve të BE-së që të përjashtojnë Rusinë nga G20 dhe organizata të tjera shumëpalëshe, si UNHCR (agjencia e OKB-së për refugjatët), Interpol, Organizata Botërore e Tregtisë, Unesco dhe të tjera.
Kjo, theksohet, për të dhënë “një sinjal të rëndësishëm se komuniteti ndërkombëtar nuk do të kthehet në punë si zakonisht me shtetin agresor”./ Javanews/
/b.h