Pas shumë përpjekjesh, ekipet e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq arritën të futen në qytetin strategjik port të Mariupol në juglindje të vendit, duke ndihmuar evakuimin e rreth 1 mijë personave.
PASCAL HUNDT, KRYQI I KUQ, UKRAINE:
“Ardhja e kësaj autokolone nga Mariupol në Zaporizhja është një lehtësim i madh për qindra njerëz që kanë vuajtur jashtëzakonisht dhe tani janë në një vend më të sigurt. Është e qartë, megjithatë, se mijëra civilë të tjerë të bllokuar brenda Mariupolit kanë nevojë për një kalim të sigurt dhe ndihmë.”
Vëzhguesit ndërkombëtarë i kanë përshkruar si “apokaliptike” kushtet në Mariupol.
E jo më pak edhe në qytetet përreth Kievit, ku banorët e kthyer kanë gjetur vetëm rrënim dhe hijen e vdekjesPas tërheqjes së trupave ruse, Nadia është kthyer në Borodianka, një qytet rreth 50 km larg Kievit.
NADIA:
“Falë Zotit jemi gjallë, mund ta rindërtojmë gjithccka, jemi të fortë dhe mund tia dalim në ccdo gjë.”
Situata është e ngjashme në shumë qytete të tjera ku po zbulohen prova të tmerrshme të mizorisë ruse ndaj qytetarëve ukrainas.
/b.h