Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për arrestimet e kryera për inceneraotrët.
Sipas tij, përgjegjësia është individuale. Ai kërkoi që personat e arrestuar të mos trajtohen si të dënuar, por të pritet vendimi përfundimtar i gjykatës. Rama tha po ashtu, se nuk mundet të ndërpriten kontratat me koncesionet, pasi një gjë e tillë është e pamundur, për shkak të një sërë arsyesh.
“Shteti, qeveria, nuk vepron si gazetë, e as vepron në bazë të reagimit në dukje krejt të natyrshëm individual, se si individë jashtë kësaj barrës së kësaj zyre mendoj si ju. Por ligjërisht, sepse kemi të bëjmë me proces që vazhdon dhe jo vendim të formës së prerë. Nëse ne bëjmë këtë, që si reagim e përsëris, i menjëhershëm në nivelin individual edhe unë e kam si ju, ne shkelim ligjin. Sa herë do e përsërisim këtë dhe deri kur do të vazhdojë që gazetarët të bëjnë propagandë kur bëjnë pyetje.
Deri kur gazetarët të bëjnë prokurorin kur bëjnë pyetje. Për ata që dëgjojnë krijohet përshtypja që juve jeni me anën e duhur dhe ne me atë të gabuarën. Ndërkohë e vërteta është ndryshe. Ne jemi në të njëjtën anë bashkërisht, në reagimin e arsyes së një bisede mes njerëzish që s’kanë përgjegjësi. Në raportin me përgjegjësinë ne jemi në anën e duhur. Nuk ndërpret kontrata qeveria në procese që nuk kanë përfunduar. Është e ndaluar me ligj, nuk bëhet. Ndaj nuk ka lidhje fare as me sekuestrot, as me kërkimet, as me arrestimet”, tha Rama.
g.kosovari